E Shtunë, 31 Tetor 2026

Politika shqiptare përshëndet ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Dhjetë vjet pas ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, rajoni i ballkanit është më i stabilizuar. Kjo është një ndër pasojat më të rëndësishme të sulmeve ushtarake të NATO-s në Kosovë. Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj dhe kreu I komisionit parlamentar të jashtëm Preç Zogaj vlerësojnë se kjo lëvizje e aleancës jo vetëm që solli pavarësinë e Kosovës por ndikoi në stabilitetin e rajonit, i cili sot padyshim ka më pak tensione se 10 vite më parë. Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ishte veçanërisht e rëndësishme për të gjithë faktorin shqiptar në rajon, pasi i dha fund një padrejtësie të madhe historike për shqiptarët e kosovës

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›