E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e KRRT-së nuk do të njihen

24/03/2009  PD-ja për lejet e ndërtimit

Ligjvënësit e Partisë Demokratike theksojnë se lejet e ndërtimit të dhëna nga Këshilli i Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës ishin tërësisht me prapavijë korruptive dhe politike. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Aldo Bumçi ka thënë dje se KRRT-ja e kryeqytetit është mbledhur dy ditë më parë në mënyrë të paligjshme, pasi ishte ditë pushimi. “Edi Rama zgjodhi ditën e festës zyrtare, në kundërshtim me të gjitha ligjet e vendit, për të mbledhur KRT-në e tij dhe për të dhënë 30 leje ndërtimi, me të cilat ai përfiton në varësi të vendit të ndërtimit nga 100 mijë euro deri në dy kate ndërtim”, - tha zëdhënësi i deputetëve të PD-së. Bumçi tha se grupi parlamentar demokrat dënon këtë akt amoral e të paligjshëm si një megakorrupsion të Ramës. “Grupi informon ndërtuesit që kanë marrë këto leje se praktika e ditës së festës nuk do të pranohet nga kjo shumicë qeverisëse, ndaj do t’i kërkojmë zotit Rama që t’u kthejë mbrapsht kaparin dhe ryshfetin që i kanë dhënë”, - deklaroi ai. Në këtë mënyrë grupi parlamentar i Partisë Demokratike, shprehet hapur për mosnjohjen e vendimeve të fundit të KRRT-së së Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›