Rama: Berisha, largohu me dinjitet
24/03/2009 Kreu i PS-së shton tonet, akuzues e kritik ndaj kreut të mazhorancës qeverisëse
“Mos u mundo të ndalosh kohën që ka ardhur me mjete të kohës që ka ikur”
Afrimi i zgjedhjet të përgjithshme ka shtuar tensionin në skenën politike. Replikat dhe kundërreplikat në distancë mes përfaqësuesve politikë po bëhen gjithmonë e më shumë prezente, duke mos lënë jashtë dhe dy kundërshtarët Rama e Berisha. Me tone të ashpra dhe kritike kreu socialist kërkoi nga kreu i ekzekutivit që pas dështimeve të njëpasnjëshme të largohet nga pushteti me dinjitet. “Zoti kryeministër, mos u mundo të ndalosh kohën që ka ardhur me mjete të kohës që ka ikur. Është koha të bësh atë që kurrë nuk e bëre dot qysh pas 22 marsit 1992: të humbasësh me nder dhe të largohesh me dinjitet”, - u shpreh Rama gjatë një konference për shtyp. Kështu, marrë shkas nga deklarata e dy ditëve më parë të kryeministrit Berisha, ku ndër të tjera nuk harroi të mbante qëndrim kritik dhe akuzues ndaj Ramës, ky i fundit zgjodhi që në një dalje të tij në publik t’i kundërpërgjigjej me të njëjtën gjuhë. “Udhëheqësi i koalicionit të Gërdecit vazhdoi t’i fryjë zjarrit të urrejtjes e të dasisë mes shqiptarëve e shqiptareve, si gjithmonë për hir të interesave dhe llogarive të pushtetit të tij personal. Duke folur për 22 marsin 1992, ditën e shprehjes së fuqishme të vullnetit të popullit shqiptar për t’u ndarë nga e shkuara komuniste, Sali Berisha na kujtoi edhe një herë se ka mbetur ish-komunisti i fundit në pushtet në gjithë Evropën”, - vuri në dukje Rama lidhur me deklaratën e kreut të ekzekutivit Sali Berisha. Duke pasur si kryefjalë të tij pikërisht aleancën mes PD-së dhe PR-së, Rama i kujtoi kreut të mazhorancës situatat në të cilat ka kaluar vendi ynë gjatë kohës së tij në qeverisje. “Duke folur për 22 marsin 1992, ditën kur shqiptarët e shqiptaret e votuan Sali Berishën për ta çuar Shqipërinë në Evropë, udhëheqësi i koalicionit të Gërdecit na kujtoi dje edhe një herë se me mandatin e tij të parë ai i çoi qytetarët e këtij vendi nën gërmadhat e piramidave të korrupsionit, ndërkohë që me mandatin e tij të dytë po i lë më të varfër e më të papunë se ç’i gjeti 4 vjet më parë”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij. Kreu socialist i mëshoi më tej një qëndrimi të tillë, duke theksuar faktin se në çdo deklaratë të tij kryeministri Berisha tallet me shqiptarët. “Duke folur për 22 marsin 1992, ditën kur ky populli i dha Sali Berishës një mbështetje të jashtëzakonshme për ta udhëhequr në rrugën e dritës dhe diturisë, udhëheqësi i koalicionit të Gërdecit na kujtoi dje edhe një herë se u bënë 17 vjet me radhë që ky njeri shan e shpif sa herë del në ekran, gënjen e tallet sa herë flet për punën e tij, thotë atë që nuk bën dhe bën atë që nuk thotë sa herë që i jepet mundësia qeverisë”, -deklaroi kreu socialist. Madje, Rama kujtoi për të gjithë se qysh prej 22 marsit 1992 shqiptarët e shqiptaret nuk po bëjnë dot zgjedhje të denja për një vend evropian. Për këtë arsye kryetari i PS-së u shpreh se “dhe pas 97 ditësh një palë zgjedhje të tjera janë seriozisht në rrezik, pikërisht sepse njeriu që 17 vjet të shkuara u zgjodh për të na garantuar këtë, sot e gjithë ditën mbetet kërcënimi kryesor i zgjedhjeve në krye të një koalicioni bashkëfajtorësh për shumë të këqija e mbi të gjitha për një tragjedi të pashembullt, ku shteti bombardoi, vrau, plagosi e shkatërroi qytetarët e vet”. Sipas tij, qëndrimet dhe deklaratat e ardhura nga drejtuesit e djathtë, përfshirë këtu dhe Kryeministrin Berisha nuk janë gjë tjetër veçse një synim i qartë për të provokuar opozitën parlamentare. “Sot Sali Berisha në krye të koalicionit të Gërdecit, kërkon të mbajë me çdo kusht pushtetin e të ndalojë me çdo kusht drejtësinë dhe për këtë është gati të luajë me zgjedhjet e me zjarrin, duke vazhduar të provokojë opozitën më qytetare e më të përgjegjshme që ky vend ka pasur ndonjëherë, duke vazhduar të minojë të drejtën kushtetuese të çdo qytetari për të votuar, pavarësisht nëse varfëria nuk i lejon të blejë kartën e identitetit, duke vazhduar të bëjë lojëra bajate fjalësh, kur kërkohet vendimmarrje e shpejtë për të shpëtuar zgjedhjet dhe nderin e Shqipërisë”, - vuri në dukje kreu Rama.
PS-ja insiston për kartat
Mazhoranca të reflektojë për kërkesën e socialistëve
“Mos u hiq shqiptarëve që nuk janë me ty të drejtën për të votuar. Mos e fut Shqipërinë në një tjetër rrugë pa krye për të shmangur përfundimin e pashmangshëm të rrugës sate më 28 qershor”, - kështu u shpreh dje kreu socialist Edi Rama lidhur me procesin e pajisjes së shqiptarëve me kartat e identitetit. Duke u ndalur po në këtë çështje, Rama kërkoi reflektim nga ana e mazhorancës qeverisëse lidhur me propozimin e PS-së për këtë proces. “Ftesa ime për kryeministrin e Shqipërisë është që propozimin tonë ta shohë me sytë e njeriut që ka detyrën kushtetuese ta garantojë krejt infrastrukturën dhe standardet zgjedhore dhe ta kuptojë si mundësinë e vetme për shpëtimin e një procesi që sot është seriozisht i kompromentuar për shkak të atij e të atyre që e rrethojnë”, - nënvizoi Rama. Sipas tij, debati për çmimin e lartë apo të ulët të kartës është krejt i pavend, pasi përmes kartës për 730 mijë zgjedhësit pa pasaportë shteti garanton ose jo një liri dhe një të drejtë njerëzore e kushtetuese. “I them Sali Berishës se në Shqipërinë e keqqeverisur prej tij, ku qindra mijë të varfër, që nuk blejnë dot kartën e identitetit, por e drejta e tyre elementare si njerëz që jetojnë në një vend demokratik, ku çdo njeri mbi 18-vjeç zgjedhë dhe zgjidhet, nuk mund të shkelet në asnjë mënyrë për shkak të varfërisë”, - theksoi Rama.
Berisha për Ramën
Kreu i ekzekutivit dy ditë më parë shigjetoi kryetarin e PS-së lidhur me vizitën e tij në qytetin e Tropojës. Kështu, duke komentuar vizitën e kundërshtari të tij politik, Berisha tha se priste nga ai (Rama) të kërkonte të falur për të kaluarën. “Rama duhet t’u kërkonte të falur atyre nënave, familjeve për varret që hapën bandat me granda dhe me uniforma politike. Duhet të dini se çdo vend ka historinë e vet, por ai rreth ka 1001 arsye për të qenë krenar me historinë e tij. E ndoqa me shumë interes. Prita të kërkonte të falur, por nuk e bëri”, - vuri në dukje Kryeministri Berisha duke iu referuar takimit të Ramës me vullnetarët e PS-së në Tropojë.
Rama për Berishën
“Udhëheqësi i koalicionit të Gërdecit vazhdoi t’i fryjë zjarrit të urrejtjes e të dasisë mes shqiptarëve e shqiptareve, si gjithmonë për hir të interesave dhe llogarive të pushtetit të tij personal”, - në këtë mënyrë iu kundërpërgjigj kreu socialist Edi Rama deklaratës së bërë nga Kryeministri Berisha për vizitën e tij në Tropojë. “I them Sali Berishës të dëgjojë sa nuk është vonë dhe të veprojë sa jemi ende në kohë për t’i shpëtuar zgjedhjet, duke u dhënë kartat e identitetit falas dhe t’i lërë shakatë banale duke më ftuar mua të shkoj të marrë bashkë me të kartën për të sensibilizuar njerëzit”, - vlerësoi Rama gjatë fjalës së tij.
“Sali Berisha atë që bëri me të pafajshmit e shkretë të Gërdecit, nuk mund ta bëjë me elektoratin shqiptar. Atë që bëri më 26 maj të vitit 1996 me zgjedhjet e me partitë e opozitës, nuk mund ta bëjë më 28 qershorin e ardhshëm.”
“Ta heq nga mendja se mund të bëjë më 28 qershor atë që bëjnë regjimet e korruptuara të vendeve të Botës së Tretë, ku prodhimi i kartave të reja është mënyra më e rëndomtë për të grabitur zgjedhjet.”
Anëtarët e partisë - komisionerë në procesin e administrimit
KZAZ-të, PS do të ripropozojë emrat “e vjetër”
Partia Socialiste është në përfundim të përzgjedhjes së komisionerëve të saj për komisionet zonale të administrimit zgjedhor. Burime pranë kësaj partie bënë me dije se nuk janë përzgjedhur të gjithë emrat për 66 këto komisione, por vetëm një pjesë e tyre. Ndërkohë një ndër elementet kryesore për të përzgjedhur këta kimisionerë lidhet pikërisht me përkatësinë e tyre. Kështu, lidershipi i PS-së ka vendosur paraprakisht që komisionerët të jenë anëtarë të kësaj partie, duke shtuar më pas dhe kriterin e moshës apo dhe të eksperiencës në këtë fushë. Madje, ndalur në këtë të fundit, pritet që një pjesë e mirë e listës së përfaqësuesve socialistë në KZAZ-të të jenë po të njëjtët emra që janë angazhuar në proceset elektorale në krah të PS-së. Ndërkaq, ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, ku ishin vetë kandidatët për deputetë ata që në njëfarë mënyre zgjidhnin emrat e komisionerëve, në këtë rast nuk u ndoq e njëjta traditë, kjo për vetë faktin se ende nuk ka nisur diskutimi për një çështje të tillë. Megjithatë, për përzgjedhjen e emrave për në komisionet zonale të administrimit të zgjedhjeve është marrë mendimi i kujdestarëve për secilin qark, të cilët janë dhe anëtarë të kryesisë se Partisë Socialiste.