Manovra të reja jugkoreane
Nga Express më 12 dhjetor 2010 në ora 20:01
Zyrtarët koreano-jugorë njoftuan të dielën se Koreja e Jugut do të filloj me zhvillimin e manovrave të reja në Detin e Verdhë. Në manovra do të përdoret municion ushtarak.
Një zëdhënës i ushtrisë së Koresë Jugore deklaroi se, megjithatë, manovrat, që do të zgjasin të paktën 5 ditë, nuk do të zhvillohen pranë ujërave kufitare në Detin e Verdhë, ndaj të cilave kanë pretendime territoriale të dy shtetet koreane.
Ishulli Jongpjong pranë kufirit detar ishte skenë e një sulmi vdekjeprurës me artileri më 23 nëntor. Katër koreano-jugorë gjetën vdekjen në atë sulm.
Që nga goditja, Seuli ka organizuar një sërë manovrash ushtarake, përgfshirë manovrat e përbashkëta me Shtetet e Bashkuara, për të demonstruar forcën përballë Phenianit.