E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet rruga Hamdi Pepa

Infrastrukturë

Një investim nga të ardhurat e Bashkisë së Tiranës ka mundësuar përfundimin e rikonstruksionit të plotë të rrugës “Hamdi Pepa”, pjesë e territorit të njësisë bashkiake. Sipas Bashkisë Tiranë, rruga “Hamdi Pepa” është tashmë e rikonstruktuar sipas të gjitha parametrave bashkëkohorë, duke përfshirë të gjithë komponentët e nevojshëm infrastrukturorë, duke synuar të rrisë në mënyrë të ndjeshme cilësinë e jetës për banorët e zonës. Ndërhyrja në këtë rrugë do të shërbejë njëkohësisht edhe për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve në tregun ushqimor.

Rehabilitimi i këtij aksi lindi si domosdoshmëri, duke qenë se ishin konstatuar dëmtime të shtresave të asfaltit, ndërkohë që në pjesën e sipërme ato mungonin krejtësisht.

Në total janë trajtuar 670 metra linearë, rruga ka një gjerësi 6 metra, me trotuare nga të dyja anët. Po ashtu është ndërhyrë edhe në trajtimin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të shiut. Projekti i rrugës ka përfshirë edhe ndërhyrjen në sistemin e ndriçimit, i cili nuk ekzistonte.

#

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›