E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuela Arkuri: “Kam shumë zhgënjime në dashuri”



Edhe bukuroshet qajnë për dashurinë. Këtë më mirë se kushdo e di aktorja italiane Manuela Arkuri, e cila në një intervistë për “Tv Sorrisi e canzoni” shprehet se ka pasur një jetë të vështirë, plot flirte të përfunduara keq dhe zhgënjime. “Në jetë kam pasur shumë zhgënjime: njerëzit ndonjëherë janë shumë të këqinj. Edhe meshkujt që thonë se të dashurojnë. Kam pasur miq dhe të fejuar dhe mendoj se kanë përfituar në çdo çast nga unë. MË kanë përdorur vetëm për të arritur objektivat e tyre”,- është shprehur Emanuela. Aktorja është shprehur pesimiste për eksperiencat që e kanë shoqëruar në jetë dhe sipas saj, të jesh e bukur nuk do të thotë të jesh e lumtur. Edhe pse kohët e fundit është impenjuar me filmin më të ri ”So che tornerai”, nuk përmend emra konkretë megjithatë për ata që e njohin sadopak, është mëse e kuptueshme se kryesisht bëhet fjalë për të fejuarin Aldo Montano me të cilin ka pasur një histori të gjatë dashurie. “Për fat të keq nuk kemi më raporte të mira bashkë - thotë Manuela. – Nuk na lidh asnjë gjë, as një miqësi”.

5 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›