Arrestohet bosi i mafies napolitane
Njëri nga udhëheqësit e mafies napolitane, i quajtur Rafaele Diana, është arrestuar në afërsi të Napolit, pas gjashtë vjetësh të qëndrimit në arrati. Lajmi u bë i ditur nga agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, e cila e konsideroi kapjen e tij si një sukses të forcave policore. Diana ka qenë në listën e 30 bosëve të mafies të kërkuar nga autoritetet në Itali. Ai është arrestuar në bodrumin e një ndërtese, ku janë gjetur armë dhe municione. Procesi ndaj tij pritet të fillojë së shpejti.
IRAN
Në një aksident rrugor vdesin 28 persona
Një autobus është përplasur dje në një ndërtesë anës rrugës, në provincën Ilam, në perëndim të Iranit perëndimor, në kufi me Irakun ku kanë mbetur të vdekur 28 njerëz, të cilët po udhëtonin në një vizitë të vendeve të shenjta në Irak. Lajmi u bë i ditur nga radioja lokale duke cituar policinë, njoftoi “Rojter”. Në këtë aksident janë lënduar edhe nëntë vetë të tjerë. Autobusi ishte me shpejtësi të madhe dhe kishte probleme teknike. Të lënduarit janë dërguar në spital.
NEPAL
Kryeministri Praçanda jep dorëheqjen
Kryeministri i Nepalit, Prachanda, ka ofruar dorëheqjen e tij pasi një përpjekje e qeverisë maoiste për të shkarkuar kreun e Ushtrisë, u shpall jokushtetuese nga presidenti i vendit. Presidenti i Nepalit, Ram Baran Yadav, e cilësoi shkarkimin jokushtetues dhe i bëri thirrje gjeneralit që të qëndrojë në postin e tij. Përplasja e qeverisë me gjeneralët ka të bëjë me planin e qeverisë për të përfshirë në ushtri mijëra ish-rebelë maositë, një vendim që kundërshtohet nga komandantë ushtarakë.
5 Maj 2009