Manzë, qyteza regjistron 500 banesa të dëmtuara
• Shtatë ditë pas shpërthimit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë e Mesme, Bashkia e Manzës ka bërë një inventar paraprak të dëmeve, në të cilin numërohen mbi 500 banesa dhe disa shkolla të dëmtuara.OERD ULQINIAfërsia e disa fshatrave të Bashkisë së Manzës me zonën e "kraterit" ka sjellë dëme të konsiderueshme sidomos në Radë dhe Rubjekë. Por inventari i dëmeve nxjerr në pah edhe shtëpi të tjera të ndodhura brenda kësaj njësie administrative. "Disa fshatra të Bashkisë së Manzës gjendeshin vetëm 1.1 kilometër larg në vijë ajrore me shpërthimin, por për fat të mirë mes zonës tonë dhe kraterit, ndodhen disa kodra. Falë relievit kodrinor vala goditëse është frenuar disi duke shërbyer si një mburojë për komunitetin e zonës", tha në tryezën e rrumbullakët kryebashkiaku i Manzës. Të pranishëm në këtë takim pune ishin edhe zv/ministri i Arsimit, Halit Shamata dhe deputeti i zonës Sami Gjergji. Në Bashkinë e Manëzës janë mbledhur gjithashtu krerët më të lartë të arsimit universitar dhe të Drejtorisë Arsimore të Durrësit, duke hartuar së bashku një strategji, e cila do të përballonte me fonde dhe burime njerëzore tragjedinë e Gërdecit. Titullarët e fakulteteve të Infermierisë dhe të Ekonomikut të shoqëruar nga një grup studentësh vullnetarë, vizituan paraditen e së premtes Bashkinë e Manzës dhe shkollën pranë saj, ku u njohën më hollësisht me inventarin e dëmeve. Në takimin e Manzës u bë i ditur fakti se 10% e pagës së çdo pedagogu të Universitetit të Tiranës do të shkojë në favor të fondit për përballimin e tragjedisë. Sipas rektorit Dhori Kule, universiteti i Tiranës do të vërë në dispozicion të tragjedisë shumën prej 10 mijë dollarësh. Peqin, zbulohen 8 predhaPEQIN - Zbulojnë duke punuar tokën 8 predha të luftës së dytë botërore. Ato janë gjetur në fshatin Karinë të Peqinit dhe menjëherë banorët kanë lajmëruar policinë. Sipas banorëve, predhat u gjetën në një luginë, rreth 300 m larg shkollës 9-vjeçare të fshatit. Për arsye sigurie dhe duke mos ditur rrezikshmërinë e tyre policia ka bllokuar rrugën dhe izoluar zonën deri në heqjen e predhave nga vendi ku u gjetën, nga specialistët e njësisë antieksploziv të drejtorisë së policisë. Njësitë e specializuara kanë zhvendosur predhat për t'i çuar më pas tek një nga pikat më të afërta të grumbullimit të tyre, duke mos rrezikuar jetën e banorëve. Nga verifikimi ato i përkasin Luftës së Dytë Botërore dhe të tjera dyshohet të jenë në të njëjtën zonë. a.kKomuniteti, ndihma për Gërdecin Komuniteti Mysliman në qytetin e Elbasanit ka mbledhur dje një shumë monetare për familjet e lënduara nga tragjedia e Gërdecit. Me iniciativën e myftiut Agim Duka që në orët e para të mëngjesit pranë xhamisë Mbret është vendosur një kuti ku, veç përfaqësuesve të këtij komuniteti kanë derdhur para edhe shumë qytetarë që kalonin rastësisht në këtë rrugë. Myftiu Duka ka deklaruar se "Komuniteti Mysliman i Elbasanit ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi me qëllim që t'u vijë sadopak në ndihmë familjeve të Gërdecit. Ky është një akt human, ka vijuar ai, i cili duhet të ndiqet nga mbarë qytetarët elbasanas". Kutia është mbyllur në orët e vona të pasdites së djeshme. Mësohet në orët e para të ditës së sotme myftiu Duka do të depozitojë paratë e grumbulluara në numrin e llogarisë që ka hapur "Raiffeisein Bank" për tragjedinë e Gërdecit. a.k