“Në klipin e ri, jemi plotësisht budallenjë”

Klipi më i ri i One Direction ‘Kiss You’ nuk do të publikohet deri me 7 janarë të vitit të ardhshëm. Por, djemtë e grupin vazhdojnë të na bëjnë kurioz me këtë video duke na treguar se në të do të ketë vetëm budallallaqe të tyre.
Liam Payne u shpreh shumë pozitiv rreth këtij klipi duke thënë, “Është plot me argëtim. Vallëzim i çmendur, vende të ndryshme dhe shumë kënaqësi”.
Ndërsa, anëtari tjetër Harry Styles tha se kjo video është më e mira që kanë bërë deri më tani. Ata përmes këtyre detajeve po tregohen diplomatë, pasi që dihet se One Direction janë bendi më i dashur për momentin nga të rinjtë të cilët tashmë me ankth po e presin datën 7 janarë. /Indeksonline/