Arrestohen 4 funksionarë të Darfo, akuzohen për vjedhje
ELBASAN- Arrestohen 4 drejtues të lartë të kompanisë Darfo, firmë e cila ka marrë me koncension Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun e Elbasanit.
Katër fuksionarët e Darfo akuzohen për vjedhje me anë të mashtrimit duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë euro.
Hetimi i Prokurorisë së Elbasanit ka nisur në shkurt të këtij viti dhe është finalizuar me masat e arrestit me burg të dhëna nga gjykata e këtij rrethi.
Arrestimet janë ekzekutuar pasditen e sotme ndaj Eduart Belegut, administrator i Darfo, Artur Belegut, Tonin Gjonaj drejtor Albanian Crom si dhe Fatos Pengut.
Sipas informacionit zyrtar nga Prokuroria e Përgjithshme dhënë për mediat nëpërmjet zëdhënëses për shtyp katër drejtuesit e lartë të Darfo, në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar një dëm shtetit në shumën prej 6 milion e gjysëm euro gjatë perjudhës 2004-2007, kohë në të cilën kanë marrë me koncesion Uzinën e Ferrokromit në Metalurgjikun Elbasan.
(e.n/News24/BalkanWeb)