Kosovë, KQZ shpall rezultatet paraprake të zgjedhjeve
PRISHTINE- Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka deklaruar në një konferencë të vonuar për shtyp rezultatet e para zyrtare të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Është konfirmuar fitorja e LDK në Prishtinë ku kandidati Isa Mustafa ka marrë mbi 56% të votave. Partia demorkatike e Hashim Thacit merr Ferizajn, ndërsa Aleanca për ardhmërinë e Kosovës merr Gjakovën. PDK ka fituar edhe në Malishevë e Padujevë. Por katër qendrat më të mëdha të Kosovës, Prizreni, Peja, Mitrovica dhe Gjilani shkojnë në raund të dytë, pasi asnjë kandidat nuk ka marrë më shumë se 50 % të votave. Balotazhet janë kryesisht mes PDK dhe LDK por në mjaft qytete në balotazh është edhe Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, e AAK. Gjithashtu balotazh do të ketë në Klinë, Suharekë.
Në Gracanicë, në zonën e banuar me serbë, ku serbët dolën në votime, ka fituar Bojan Stojanovic me mbi 57 % të votave. Interesant është fakti se në Leposavic, Aleanca për ardhmërinë e Kosovës ka fituar rreth 100% të votave dhe asnjë kandidat tjetër nuk ka marrë përqindje. Megjithatë të dhënat ende nuk janë përfundimtare, ndërkohë që vihet re një perputhje mes të dhënave të KQZ dhe Demokracis në Veprim, organizatës joqeveritare që ka dhënë rezultate paraprake gjatë ditës së sotme.
(m.a/BalkanWeb)