Fabrika në Urën Vajgurore, ndotje në të gjithë zonën
URA VAJGURORE- Banorët e lagjes 18 tetori në Urën Vajgurore paralajmërojnë se do të ngrihen në protesta, pasi sipas tyre jetesa u është bërë e pamundur për shkak të ndotjes nga një fabrikë për prodhimin e asfaltit. Të shqetësuar ata thonë se cdo ditë kjo fabrikë lëshon tym të zi, për pasojë dhe gazra që kanë dëmtuar jo vetëm tokat bujqësore në të cilat s’mund të prodhohet më asgjë, por edhe shëndetin.
Sipas kreut të Bashkisë së Urës Vajgurore, Syrja Ormeni shkak i kësaj ndotje është tekonologjia e vjetër. Ai tha se insititucioni që drejton nuk mund të ndërhyjë më tepër se sa ankesat me shkrim, pasi fabrika është në territorin e komunës Otllak, ndërsa pranon se ndotja përbën rrezik për komunitetin.
Deri në zgjidhjen e ceshtjes, janë plot 380 familje që jetojnë vetëm 200 metra larg kësaj fabrike dhe bashkjëjetojnë mes gazit me erë të keqe, tymit dhe blozës. (e.n/news24/Balkanweb)