E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukraina përuron një monument të ri të Stalinit

ZAPORIJIA- Një monument kushtuar diktatorit sovjetik, Josif Visarionoviç Stalin u përurua sot në Zaporijia, në juglindje të Ukrainës, duke zëvendësuar një statujë paraprake të shkatërruar me eksploziv para një viti, theksoi një gazetar.

Rreth një mijë persona, veteranë, pensionistë dhe mbështetës të tjerë të Partisë Komuniste morën pjesë në ceremoninë që u zhvillua para selisë së Partisë Komuniste të këtij rajoni rusishtfolës dhe rusofil të Ukrainës, një ish-Republikë sovjetike, me rastin e 94-vjetorit të revolucionit bolshevik.
''Ky monument është një homazh për Stalinin, për kontributin e tij në zhvillimin e vendit tonë dhe çlirimin nga nazistët'', deklaroi deputeti ukrainas, Olexi Babourine, gjatë ceremonisë.

Ai paralajmëroi kundër çdo tentative tjetër për shkatërrimin e statujës duke nënvizuar se ajo tashmë do të ruhet nga policë të armatosur.
Vendosja e monumentit të mëparshëm të Stalinit në muajin maj 2010 ngjalli polemika të shumta në këtë ish-Republikë sovjetike, ndarë mes nacionalistëve perëndimorë dhe rusishtfolësve lindorë, ku shumë banorë janë nostalgjikë për ish-Republikën sovjetike.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›