Punëtorët, fajtorë për djegien në ferro-krom
ELBASAN – Ndjekje penale për tre punëtorët e plagosur dy ditë më parë në uzinën e ferro-kromit në Elbasan nën akuzën e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.
Sipas hetimeve të djeshme të Prokurorisë, rezultoi se shkaku i aksidentimit ku u plagosën tre metalurgët, ka ardhur si pasojë e shkeljes së rregullave të sigurimit teknik nga ana e punëtorëve. Gjithashtu në një deklaratë për shtyp të “Albkrom” ACR theksohet se, “aksidenti rezulton të ketë ndodhur si rezultat i shkeljes së rregullave teknike nga personeli i uzinës”. Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, mbledhjes së provave, si dhe marrjes së deklaratave nga punëtorët e tjerë dëshmitarë në momentin e shpërthimit, është arritur në përfundimin se ai ka ndodhur si pasojë e përzierjes së kromit me ujin që kishte mbetur në kovën që transportonte mineralin e shkrirë. Ndërkohë që bëhet e ditur se dy prej punëtorëve të plagosur, Aqif Pepa dhe Mehmet Serica, kanë lënë spitalin dje, ndërsa Luan Jaupi do të qëndrojë edhe për pak ditë. a.k