E Shtunë, 31 Tetor 2026

Socialistët: Berisha s’mbajti premtimet

KUKES – Socialistët e Kukësit reaguan pas vizitës së kryeministrit Berisha në qytetin e tyre, duke e quajtur gënjeshtar për mosmbajtjen e premtimeve të bëra. 

 Kreu i degës së PS-së, Erion Duraku, deklaroi dje se, “Sali Berisha inauguroi rrugë, kabinete informatike, tregun, impiantin e ruajtjes së patates, ndërtimi i të cilave ka kohë që ka përfunduar”. Por, sipas tij, kreu i qeverisë nuk u ndal tek problemet sociale të shumta, si varfëria, mungesa e investimeve, përmbytja, nepotizmi apo premtimet e parealizuara që ai vetë ka bërë në këtë rajon. “Nuk ishte dialog për NATO-n, por një monolog i Berishës pasi nuk dëgjoi askënd”. Socialistët kanë komentuar edhe deklaratën në formë batute të Berishës, se “kur erdhi Rama në Kukës nga alergjia që ka për rrugën e re dhe për tunelin porositi një varkë”. “Me të vërtetë Rama ka udhëtuar me varkë, por jo në Kukës, por drejt Tropojës, ndërsa varkën e përdori për të shkuar në fshatin e Berishës”, u shpreh Duraku.         j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›