“C4”, familjarët mohojnë atentatin
Familjarët e Arben Binjakut, i arrestuar pak ditë më parë në operacionin policor “C 4” në Elbasan, akuzojnë policinë për manipulim provash.
ELBASAN/ ALDO KOZARJA
Në një prononcim për “Panorama”-n, babai Petraq Binjaku dhe daja i tij, Vladimir Nikolla, kanë hedhur akuza kundrejt drejtuesve të policisë së Elbasanit. Sipas tyre, e vërteta është manipuluar në mënyrë të paskrupullt dhe se Binjaku nuk kishte lidhje me ndonjë plan për të hedhur në erë ndonjë banesë. Nikolla ka sqaruar se përpara se të arrestohej, nipi i tij kishte pasur një konflikt, ku ishte konfrontuar fizikisht me pronarin e një shoqërie sigurimesh në qytet. “Ata janë konfrontuar fizikisht bashkë për një mosmarrëveshje mes tyre për pagesën e një siguracioni”, ka treguar Nikolla. Sipas tij, pronari ka njoftuar policinë për incidentin e ndodhur, forcat e së cilës janë vënë në ndjekje të Binjakut. Ky i fundit ka lënë makinën pranë hotelit të dajës së tij në afërsi të unazës së qytetit dhe është larguar. “U kërkova uniformave blu që të mos grumbulloheshin në numër aq të shumtë para hotelit në pronësinë time, se do ta njoftoj me telefon që të paraqitet vetë në polici. Ata këmbëngulën që ta shoqëronin me furgonin e policisë dhe pas pak e kapën aty ku po qëndronte”, ka pohuar Nikolla. Më pas ai tregon se familjarët kanë marrë vesh lajmin se nipi i tij Arben Binjaku (Haxhiymeri) është kapur me një person tjetër me mina të telekomanduara e lëndë plasëse dhe, pak më vonë se nipi i tyre ishte pjesë e një plani terrorist. “Me këtë deklaratë, drejtori i policisë së Qarkut të Elbasanit i hodhi benzinë zjarrit të ndezur midis familjeve në hasmëri, për shkak të mospasjes së ndonjë lidhjeje midis Arben Binjakut e të arrestuarit tjetër, Nevil Hysenajt. Ne kërkojmë që policia të mos manipulojë ngjarjen, por të arrestojë vrasësin e nipit tonë Spiro Binjaku, nga tre bashkëkombës të tij në vjeshtën e shkuar në Itali”, saktësoi ai. Sipas dajës së Binjakut dhe babait të tij, disa segmente të policisë po manipulojnë së fundi me këtë çështje, duke i dhënë asaj një tjetër drejtim. Po kaq i ashpër ka qenë në deklarimet e tij edhe babai i Binjakut, mbi të cilin rëndojnë një lumë akuzash të ngritura nga policia. Nga ana e Petraq Binjakut kërkohet vetëm vënia në vend e të drejtës dhe t’i jepet fund spekulimeve, duke fabrikuar prova për një ngjarje që nuk duhet të marrë më kurrë jetë njerëzish, por vetëm t’u jepet ndëshkimi nga ligji të gjithë atyre që janë përfshirë në krim.