E Shtunë, 31 Tetor 2026

ERION META Shqiptari që stërvit 15 portierë britanikë

Autori i Lajmit: Redaksia
Gjatë karrierës së tij në Shqipëri ka luajtur në radhët e Dinamos, Partizanit, Naftëtarit dhe me ekipin e Laçit, ekip me të cilin u aktivizua në Superligën Shqiptare, ose siç quhet ndryshe Liga Profesioniste.

Kush është Erion Meta?

Eshtë e vërtetë unë kam një beground si ish-futbollist profesionist me një karrierë disavjeçare, gjatë së cilës kam luajtur si portier në disa ekipe profesioniste në Shqipëri dhe disa eksperienca të shkurtra në Itali dhe Gjermani. Gjatë karrierës sime në Shqipëri kam luajtur në radhët e Dinamos, Partizanit, Naftëtarit dhe me ekipin e Laçit, ekip me të cilin u aktivizova në Superligën Shqiptare, ose siç quhet ndryshe liga profesioniste. Siç thashë dhe më lart kam dhe dy eksperinca të shkurtra në ekipin e Ferrinit në Itali dhe VFB Neumunster në Gjermani eksperienca që nuk zgjatën shumë për arsyen e mungesës së dokumentacionit të nevojshem, një problematikw e përbashkwt që na ‘persekuton’ ne shqiptarët kudo nëpër botë. Në fundin e sezonit 2004-05 vendosa të tërhiqem nga futbolli në një moshw relativisht të re, pwr arsyen e një dëmtimi tw rëndë në tendinën e Akilit që e shkaktova gjatë një stërvitje pikërisht ne eksperiencën time në Gjermani. Mbas kësaj eksperience jo të lehtë nga ana psikologjike dhe shpirtërore për t’u kaluar, vendosa të zhvendosem këtu në Britani me shpresën se do t’i vendosja “kapak” atij zhgënjimi, le të themi, për mbylljen e parakohshme tw karrierës sime. Por dashuria dhe pasioni për këtë sport magjik, në asnjë moment nuk u zbehën dhe ishin faktorë kryesorë që më shtynw te filloj një karrierë të “re” por kësaj here jo si “aktor kryesor” që aktron në fushën e blertë, por në rolin e trajnerit që qëndron mbas “kuintave” dhe përgatit futbollistët e rinj që të jenë protagonistw nw fushën e blertë atë që një farë mënyre është ‘showcase’ ynë”!

Ju thatë se jeni një trajner i angazhuar në sportin e bukur të futbollit. Ku konkretisht?

Po siç e theksova dhe më lart, pata një shkëputje per rreth nje vit e gjysmë nga futbolli, periudha e nevojshme per te reflektuar disi dhe mbi të gjitha për t’u rikuperuar fizikisht, por mungesa që kishte shkaktuar kjo periudhë u bë e veshtire te riperterihej per mua. Keshtu, mbasi fillova të kuptoj që jeta ime absolutisht nuk mund të jetë larg këtij sporti atëherë vendosa që të përkushtohem sërish, dhe mbasi mora të gjitha kualifikimet e nevojshme për të zhvilluar detyrën e trajnerit fillova të stërvis futbollistë të rinj, natyrisht duke shfrytëzuar aftësitë dhe eksperiencën time qe kam fituar gjatë karrierës si futbollist. Aktualisht punoj për katër ekipe futbolli që aktivizohen në “Echo Junior League”, ku kam si detyrë përgatitjen e më shumë se 15 portierëve qe janë pjesë e këtyre ekipeve. Natyrisht që kjo është një detyrë me përgjegjsi dhe kërkon shumë punë dhe përkushtim, por pasioni dhe dëshira për të ndihmuar të rinjte per të realizuar ëndrrën e tyre është një faktor që ma lehtëson këtë detyrë.

Njëkohësisht ju punoni edhe në Bashkinë e Lambethit ku jeni një përkujdesës për talentët në sport. ǒmund të na thoni per kete eksperience?

Unë kam afërsisht nëntë muaj që punoj si ‘Play Worker’ për ‘Stockwell Resource Centre’ dhe kam si detyrë të organizoj aktivitete për fëmijët e emigranteve që kanë emigruar në Britani nga vende të ndryshmë të botës. Puna, natyrisht, ka vështirësitë e saj, sepse fëmijët vijnë nga ‘background’ të ndryshëm kulturor dhe shpesh herë kanë vështirësi të përshtaten me ambientin dhe më bashkëmoshatarët e tjerë. Por bashkë me mua ka dhe kolegë të tjerë mjaft të kualifikuar dhe së bashku kemi formuar një staf të suksesshmëm që i ndihmon këta fëmijë në problematikat e ndryshme që ata shfaqin herë pas here. Normalisht që detyra ime është specifikisht pak më teknike për vetw faktin e të qenit trajner. Në pjesën më të madhe të kohës, unë jam i ngarkuar për organizimin dhe drejtimin e aktiviteteve me përbërje teknike ku kam dhe detyrën e ‘scout’ për të identifikuar ndonjë të ri me talent premtues në sport.

Keni një projekt bashkëpunimi me komunitetin shqiptar. Ku synon ky konkretisht?

Është e vërtetë gjatë muajit të kaluar jam takuar me drejtuesit e njerws prej organizatave shqiptare këtu në Britani dhe më ka tërhequr shumë impenjimi dhe projektet që kjo organizatw ka në axhendën e saj për të krijuar aktivitete të shumëllojshme që përfshijnë komunitetin shqiptar këtu në Britani. Bisedat ishin mjaft pozitive dhe shpresëdhënëse për një bashkëpunim në të ardhmen më të afërt, ku po studiohet dhe hartohet mundësia e krijimit tw një sektori specifikisht sportiv për komunitetin shqipfolës. Për momentin jemi ende ne fazen e shqyrtimit te ideve por shpresojmë që në muajt në vazhdim gjërat të kenë marrë një rrjedhë më konkrete.

Si mendoni për aktivizimin e talenteve shqiptare të të gjitha moshave në Britaninë e Madhe?

Nqs do t’i referohemi historisë, por dhe aktualitetit do të vërejmë që sporti ka qenë një nga fushat më të spikatura ku shqiptarët anembanë kanë ndertuar një emër pozitiv. Emra të së kaluarës si Aleksandër Kondo (Peshëngritje) apo Sulejman Demollari ose emra aktualw si Kreshnik Qato dhe Luan Krasniqi ( Box ), Enver Idrizi (Karate), Perparim Elezaj(Taekwondo), Ermal Kuqo (Basketboll), Eusebio Haliti (Atletike) apo dhe mjaft futbollistë qe kanë lëne gjurmë në Perëndim si Rudi Vata,Igli Tare, Erjon Bogdani aktualisht Lorik Cana e shume të tjerë. Gjithashtu, perkrah këtyre profesionistëve ka dhe sportistë të moshave të reja që aktivizohen nëpër ekipe të ndryshmë në Evropë dhe ne kontinentet e tjera. Për këtë arsye janë hapur disa zyra talentesh që kanë per detyrë identifikimin e talenteve shqiptarë dhe referimin e tyre tek federatat përkatëse ne Shqipëri. Këto në vetvete janë një tregues pozitiv dhe shpresëdhënës për shqiptarët e rinj qoftë në Britani apo dhe në vende të tjera që ata të mos ndihen aspak inferiorw dhe të vazhdojnë me kwmbwngulje ne realizimin e ëndërrave te tyre. Sporti nuk është ‘copyright’ i askujt atë mund ta praktikojë kushdo që Zoti i ka dhënë talent, dhe ka determinimin e duhur per t’i çuar ëndërrat deri ne fund. Dhe këta të rinj ose të reja duhet që t’i hedhin me një anë ndjenjat e inferioritetit, sepse historia e ka treguar jo vetëm ne sport, por në të gjitha fushat, që shqiptarët nuk janë inferior karshi askujt dhe kur impenjohen arrijnë objekiva të rëndësishëm.

Cili është mesazhi juaj?

Mesazhi im është që shqiptarët ta shtrëngojnë fort dhe me “fanatizëm” traditën që ne kemi pasur historikisht në sport, sepse gjuha e sportit është një çelës që hap shumë dyer suksesi kudo ne botë. Të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, sepse eksperienca e çdokujt nga ne është e vlefshme për gjithë komunitetin. Të aktivizohen nëpër aktivitete të ndryshme kudo që ndodhen dhe të kenë vendosmerine në gjërat që bejne jo vetëm në sport, por në të gjitha fushat e jetës. Të jenë krenar që janë shqiptarë sepse me të vërtetë në të qenit shqiptar ka shumë për të qenë krenar. (Albanian Mail)

Ky lajm është publikuar: 03/12/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›