Maqedoni-Kosovë, drejt ftohjes?
Në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk janë të rralla rastet kur anulohen ose shtyhen, për arsye të ndryshme objektive ose subjektive, takime apo vizita personalitetesh politike të larta. Por në rastin e anulimit të vizitave të një kryetari shteti kjo bie mjaft në sy dhe, vetëkuptohet, jo për të mirë, sikurse ndodhi në rastin e anulimit të vizitës që Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatimir Sejdiu, do të bënte para pak ditësh në Maqedoni, ku ishte parashikuar që ai të takohej me homologun e tij të porsazgjedhur maqedonas, Gjorgje Ivanov.
Pra, anulimet dhe shtyrjet e vizitave të personaliteteve të larta shtetërore në vende të ndryshme asnjëherë nuk janë të mira, pasi lënë shije të keqe, dhe prandaj bëhen të gjitha përpjekjet që ato të realizohen. Kjo është edhe arsyeja përse diplomacia publike dhe ajo e pas-kulisave, pra ajo që bëhet larg syve të opinionit publik, kur përgatitet vizita e një kryetari shteti, bëjnë të gjitha përpjekjet që kjo vizitë të realizohet dhe të mos pësojë fiasko, ose më mirë të themi skandal, sikurse ndodhi në rastin e vizitës së planifikuar të z.Sejdiu në Maqedoni. Vizita e parashikuar do të ishte e para e një kryetari shteti të një vendi të huaj në këtë vend (Maqedoni), pas inaugurimit të Presidentit të ri maqedonas, Ivanov. Për më tepër që ai (Sejdiu) nuk ishte ftuar në këtë ceremoni, ndryshe nga katër presidentë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, fqinjë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë me Maqedoninë, që ishin të ftuar.
Që anulimi i vizitës së z.Sejdiu ka lënë shije mjaft të keqe në sytë e opinionit publik në Kosovë, Maqedoni dhe vendet e tjera përreth, për më tepër që ajo synonte të shlyente në një farë mënyrë gabimin e parë të Shkupit zyrtar, e pranojnë edhe vetë figura të larta të jetës politike të Maqedonisë. "Anulimi i vizitës së Presidentit të Kosovës në Maqedoni është një gabim me pasoja politike. Kjo është një gafë protokollare me pasoja në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe, kam mendimin, se dikush ka bërë lojëra me Presidentin tonë dhe, nëse kjo është bërë me paramendim, një gjë e tillë nuk është aspak korrekte e përbën një qëndrim të rrezikshëm ndaj këtij vendi fqinj me ne", vuri në duke ish-ambasadori dhe ish-kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Stojan Andov, i cituar nga media maqedonase. Në të njëjtën linjë me z. Andov, pak a shumë, është edhe ish-ambasadori tjetër maqedonas, Bllagoj Zashov, sipas të cilit, "në çdo rast, vendi ynë, ashtu sikurse edhe çdo vend tjetër, kur fton një shtetar të lartë të një vendi tjetër, besoj se e ka parasysh në ç‘nivel ndodhen marrëdhëniet me vendin përkatës".
Sido që të jetë, donte apo nuk donte Shkupi, qëndrimi i paqartë ndaj Kosovës nga ana e Maqedonisë zyrtare, e cila, pavarësisht nga premtimet e herëpashershme, edhe pse kanë kaluar më shumë se tetë muaj qëkur e njohu pavarësinë e Kosovës, ende nuk ka vendosur marrëdhënie diplomatike me të (Kosovën), tani duket se u qartësua disi, por jo në drejtimin e dëshiruar, duke treguar një lloj ftohjeje të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Maqedonisë, me protagoniste këtë fundit. Lidhur me këtë ftohje hamendëson edhe media maqedonase, një pjesë e së cilës e lidh anulimin e vizitës së Presidentit kosovar Sejdiu në Maqedoni edhe me pakënaqësinë e autoriteteve të Shkupit se nuk ka përfunduar ende demarkacioni e vijës kufitare mes Maqedonisë dhe Kosovës.
Në sytë e opinionit publik, përfaqësuesit e lartë zyrtarë të Maqedonisë, sidoqoftë, vazhdojnë të shprehen në favor të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. "Procesi i demarkacionit në kufirin verior të vendit, në pjesën me Kosovën, ndodhet në fazën përfundimtare dhe shpresojmë se bashkëpunimi e marrëdhëniet me Kosovën do të zhvillohen në përputhje me dinamikën e përcaktuar dhe të parashikuar, në interes të zhvillimit të marrëdhënieve të ndërsjella e të marrëdhënieve të përgjithshme në rajon", deklaroi këto ditë zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Martin Martinovski. Të njëjtën frymë përmbante, pak a shumë, edhe përgjigjja që i dha dje ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Antonio Milloshoski, në Parlamentin e Maqedonisë një deputeti. Ai e pyeti ministrin për marrëdhëniet e Maqedonisë me Kosovën. "Maqedonia ka si synim t‘i zhvillojë më tej marrëdhëniet me Kosovën në të gjitha nivelet", deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase.
Ka analistë dhe politologë në Maqedoni që konsiderojnë se qëndrimi i paqartë dhe konfuz i Shkupit zyrtar ndaj marrëdhënieve me Kosovën lidhet edhe me ndikimin politik që Serbia ka ende në politikën e jashtme të Maqedonisë. "Është në interesin tonë që të vendosim marrëdhënie diplomatike me Kosovën. Nuk duhet të luajmë lojëra të tilla, se do të na mërzitet Serbia dhe, për këtë arsye, duhet të injorojmë Kosovën. Përkundrazi, prioritet në këtë moment duhet të kemi Kosovën, sepse mungesa e marrëdhënieve diplomatike dhe politika që kemi ndjekur deri tani, mund të riprodhojnë mungesë stabiliteti", thotë ndër të tjera analisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Bashkim Bakiu.