Defoe, i dëshpëruar

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 21:00
Sulmuesi i Tottenhamit, Jermain Defoe është i dëshpëruar pas mospërfshirjes së tij në Kombëtaren e Anglisë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2012.
Defoe ishte pritur të jetë në listën e selektorit Fabio Capello, por italiani ka vendosur që në vend të tij të ftojë Danny Welbeckun dhe Bobby Zamoran.
“Jam shumë i dëshpëruar. Mendoj se sa herë kam luajtur nuk e kam zhgënjyer trajnerin Capello, por do të punoj shumë për të kthyer vendin në Kombëtare”, tha Defoe për të përditshmen angleze Daily Mail.