Maqedoni, ODIHR, kritika partive për zgjedhjet

Misioni vëzhgues i ODIHR-it ka hedhur kritikat e para ndaj politikës maqedonase, e cila ndodhet në fushatë elektorale për zgjedhjet lokale dhe presidenciale. "Kemi disa raportime për frikësim, gjë që përbën një problem serioz nëse ndodh ditën e zgjedhjeve. Shpresojmë që kandidatet dhe partitë të sillen me seriozitet gjatë fushatës", ka deklaruar shefi i vëzhguesve.
Ai ka theksuar se ODIHR po ndjek me vëmendje situatën dhe duke e vënë theksin tek zgjedhjet e kaluara parlamentare, ka nënvizuar faktin se askush nuk është dënuar për aktet e dhunës.