E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, Rusia ndërton gazsjellës për të shlyer një borxh



Rusia do të kthejë një borxh prej 60 milionë dollarësh të kliringut ndaj Maqedonisë, duke ndërtuar gazsjellësin, ka njoftuar Ministria e finanacave e Maqedonisë. “Pala ruse është pajtuar, që Maqedonia të fitojë mbështetjen maksimale nga Gazpromi, në realizimin e këtij projekti, i cili ka rëndësi shumë të madhe për Maqedoninë”,- tha ministri i financave, Zoran Stavrevski. Vlerësohet se vlera e projektit të gazsjellësit në Maqedoni, kap shumën prej 200 e deri në 300 milionë dollarë, varësisht nga traseja.

Rumani
Zgjedhjet, Basesku dhe Xhoana në balotazh

Zgjedhjet presidenciale në Rumani nuk kanë nxjerrë fitues asnjë kandidat, prandaj vendi do t’i drejtohet balotazhit. Deri tani janë numëruar 48 për qind e votave ku presidenti ne fuqi Traian Basescu ka marrë 32.8 për qind të votave, i ndjekur nga kundërshtari Mircea Xhoana me 29,2 për qind. Balotazhi do të zhvillohet në datën 6 dhjetor. Rumania po kalon një krizë të thellë politike dhe ekonomike pasi Socialdemokratët opozitarë u tërhoqën nga koalicioni i qendrës së majtë në muajin tetor.

Gaza
Izraeli udhëheq sulme ajrore

Izraeli bën të ditur se ka goditur disa fabrika që dyshohen se prodhojnë armë dhe disa tunele që përdoren për kontrabandë në Rripin e Gazës. Sulmet ajrore u kryen pavarësisht nga njoftimi i Hamasit se militantët në Gaza nuk do të hedhin më raketa në Izraelin jugor. Izraeli thotë se sulmet ajrore u kryen në përgjigje të një rakete që u hodh të shtunën nga militantët në Gaza drejt Izraelit jugor. Sulmet izraelite ndodhën pak orë pasi Hamasi, njoftoi se kishte arritur një marrëveshje me fraksionet palestineze brenda Rripit të ndalojë hedhjen e raketave.

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›