E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagoset rëndë punonjësi i portit, ra nga vinçi i shkarkimit



DURRËS – Një punonjës i Portit Detar në Durrës ka rënë nga lartësia, duke u aksidentuar rëndë teksa po shkarkonte një anije me skrap. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në orët e vona të ditës së diel në kalatën lindore të Portit Detar Durrës. Sipas tyre, punonjësi Ibrahim.H., teksa po shkarkonte skrap për kompanisë "Kurum”, nga anija "YUSRA", me flamur "Belize" ka rënë në hangar nga një lartësi rreth 6 m dhe ka pësuar dëmtime të rënda. I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Mjekët konfirmojnë se gjendja e tij është jo e mirë për shkak të frakturave të shumta që ka marrë në trup nga rënia e tij prej lartësisë.

Vdes 30-vjeçari, ra në gropën e gëlqeres

BILISHT- Një kufomë e seksit mashkull është gjetur në një gropë gëlqereje pasditen e djeshme në qytetin e Bilishtit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se emri i personit që humbi jetën është Pertrika Pallamari, lindur dhe banues në Bilisht. Viktima po punonte në hyrje të qytetit, ku kryhen ndërtime të reja për një bllok pallatesh. Policia lokale ka bërë të ditur se viktima kishte pak ditë që ishte larguar nga banesa. Sipas dëshmisë të banorëve të zonës, 30-vjeçari kishte shkuar në punë në gjendje të dehur. Në momentin që po merrej me prodhimin e gëlqeres që do të përdorej për ndërtimin e objekteve në këtë zonë, ka rrëshqitur, duke rënë në masivin e gurëve që po shkrihej. Trupi i viktimës është nxjerrë nga gropa e gëlqeres me dëmtime të shumta dhe është dërguar në morg për identifikim nga ana e familjarëve. Nga këqyrja e kufomës policia ka hedhur poshtë dyshimet fillestare për vrasje duke thënë se i riu ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale pasi ka rënë në gropën e gëlqeres.

Përplaset makina e ambasadorit rus, plagosen dy të rinj mbi motor

TIRANË – Mjeti në pronësinë e ambasadës ruse në Tiranë ka qenë në qendër të një aksidenti të ndodhur dje pasdite në kryeqytet. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se mjeti është përplasur me një motor, me të cilin po udhëtonin dy të rinj. Aksidenti ndodhi në afërsi të pallateve “Agimi” në Tiranë. Gjatë përplasjes me automjetin e diplomatit rus Aleksandër Prishcepov janë plagosur lehtë dy të rinj. Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se në momentin e aksidentit ka qenë i pranishëm edhe ambasadori. Policia tha se ka bërë dokumentimin e ngjarjes ndërsa nuk ka kryer asnjë ndërhyrje tek personat që shoqëronin ambasadorin, për shkak se ata zotërojnë imunitet diplomatik. Dy të lënduarit janë nisur drejt Spitalit Ushtarak. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e dy të aksidentuar nuk paraqet rrezik për jetën e tyre.

Plagosen bab e bir, u goditën nga makina

KORÇË- Përplasja e një makine me një biçikletë ka shkaktuar plagosjen e dy personave, babë e bir në rrethin e Korçës. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur ditën e diel, kur shtetasi Elton Rusi ishte duke ngarë automjetin të tipt Benz Mercedes. Ai ka goditur shtetasin E. Beqiri dhe fëmijën e tij E. B. i moshës 2 vjeç të cilët ishin duke lëvizur me biçikletë. Këta dy shtetasit u shoqërua menjëherë në spitalin e Korçës dhe pas kontrollit mjekësor u largua për në banese ne gjendje te mirë shëndetësore. Autori i ngjarjes është shpallur në kërkim. Zëdhënësja e Policisë së Qarkut thotë se materialet në ngarkim të shtetasit Elton Rusi i kaluan prokurorisë ndërsa po punohet për kapjen e tij. Ai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”

24 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›