E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni-Serbi me letërnjoftime

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 14:00

Ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Serbisë, Gordana Jankulovska dhe Ivica Dacic, nënshkruan marrëveshjen për lehtësimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve të këtyre dy vendeve.

Me këtë marrëveshje mundësohet që qytetarët e dy vendeve të udhëtojnë dhe kalojnë kufirin vetëm me letërnjoftime biometrike.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Forumit dyditor ministror BE-Ballkani Perëndimor, që po mbahet në Ohër.

Dy ministrat nënshkruan edhe marrëveshjen për vendkalimin e ri kufitar Golesh-Crcori e madhe, që lidh Maqedoninë me pjesën juglindore të Serbisë. Ky vendkalim i ri tashmë ka filluar të funksionojnë këtë zonë.

“Shpresojmë se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur dhe se do të përkushtohemi që sa më shpejt të ratifikohet në parlamentet e dy vendeve”, deklaroi Jankulovska.

Ajo nuk ka përjashtuar mundësinë që një marrëveshje e tillë për lëvizjen e lirë të nënshkruhet edhe me vendet tjera të rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›