E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cheney: Obama t’i kërkojë falje Bushit

Nga Express më 04 tetor 2011 në ora 14:00

Ish-zëvendëspresidenti amerikan, Dick Cheney, ka përgëzuar presidentin aktual të SHBA-së, Barack Obama, për vrasjen e terroristit Anwar al Awlaki në Jemen.

Por nga ana tjetër, ai ka kërkuar që shefi aktual i Shtëpisë së Bardhë t’i kërkojë ndjesë administratës paraardhëse, të drejtuar nga George W. Bush.

“Obama të tërhiqet dhe të korrigjojë atë që ka thënë dy vjet më parë, kur na kritikoi për reagimin tonë, sipas tij të ekzagjeruar, pas sulmeve të 11 shtatorit”, ka deklaruar Cheney.

Ndërkohë, dega e Al Qaedës në Jemen ka përgënjeshtruar lajmin për vdekjen e imamit Al Awlaki.

E përditshmja “Yemen Post”, që citon degën e rrjetit terrorist, shkruan se 25 përfaqësues të fisit Awaliq, fis ky i imamit me pasaportë amerikane, shkuan në Jauf dhe nuk e gjetën trupin e tij.

Madje, ato kërkuan nga autoritetet që të bëhet testi i ADN-së mbi trupat e gjetur, i cili sipas tyre do të provojë që lideri nuk ka vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›