E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni/ Shqiptarët do të refuzojnë vendimet e qeverisë

Shqiptarët e Maqedonisë mund ta refuzojnë vendimet e qeverisë, nëse ajo vazhdon me ritmin e njëjtë të projekteve anti-shqiptare.
Këtë alarm e kanë dhënë intelektualët, të cilët nuk e shohin në binarët e duhur politikën aktuale që udhëhiqet si për interesat shtetërore, por edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. "Unë shpresoj që një ditë do të përfundojë durimi i shqiptarëve edhe qëllimi i tyre që të rrojnë në një qetësi për kauza më të rëndësishme, për synime integruese do të t'i jepet fund këtij durimi. Mendoj se do të ketë refuzim të vendimeve të qeverisë, siç ishte edhe refuzimi i maqedonishtes që nga klasa e parë", tha akademik Ali Aliu.
Sipas tij, ky reagim refuzues i shqiptarëve do të jetë më unik dhe do të forcohet edhe më tutje, nëse vazhdohet me provokime të tilla kundër shqiptarëve. "Gjithsesi se shqiptarët do të kuptojnë se politika e Gruevskit është haptazi antishqiptare", tha Aliu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›