E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Vejseli: Largimi nga PDSH për shkaqe politike

çarje e re ka ndodhur në radhët e partisë shqiptare opozitare, e cila pason edhe largimin e radhës të një prej krerëve të lartë të kësaj partie.
Nënkryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Abdyladi Vejseli më në fund ka bërë publike largimin e tij, i cili u konfirmua edhe nga selia e kësaj partie, por me versionin se largimi i tij bëhet për shkaqe shëndetësore. Por Vejseli për agjencinë e lajmeve INA ka sqaruar se arsyeja e largimit të tij është pikërisht për shkaqe politike.
"Dalja ime nuk bëhet për shkaqe shëndetësore siç thonë ata, por për shkaqe politike, sepse kjo parti nuk po pranon frymën e demokratizimit. Kërcënimet që i bëjnë është mirë që t'i ndalin, për shkak se prodhojnë efekte. Për këtë situatë të krijuar janë informuar edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare, me të cilat jam në kontakt për të gjitha zhvillimet", ka theksuar Vejseli.
Ai konfirmoi se kryesinë e kanë braktisur edhe anëtarë të tjerë, por edhe 18 anëtarët e Kuvendit Qendror.
"Deri tani këto janë qëndrimet e përgjithshme, por në të ardhmen do të ketë sqarime të tjera konkrete", ka paralajmëruar ish-nënkryetari i PDSH-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›