Zgjedhje në diktaturën e fundit të Evropës
Disa e përshkruajnë atë si "diktatorin e fundit të Evropës": Aleksandër Lukashenko kërkon të konfirmohet këtë të diel në postin e Presidentit. Konkurrentët e tij nuk kanë shanse reale për fitore. Kaq shumë kandidatë nuk ka pasur asnjëherë në zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi: kundër Presidentit aktual Aleksander Lukashenko, i cili e qeveris me dorë të hekurt që prej vitit 1994 ish-republikën sovjetike, këtë të diel (19.12.2010) kandidojnë nëntë opozitarë: Vladimir Nekljajev, lider i lëvizjes "Thuaj të vërtetën", Andrej Sanikov nga lëvizja "Bjellorusia evropiane", Jaroslav Romantshuk, zëvendëskryetari i Partisë së Bashkuar Qytetare, socialdemokrati Nikolai Statkevitsh, Ales Michalevitsh nga aleanca "Bashkimi për modernizim", kristiandemokrati Vitalij Rymashevskij si dhe Grigorij Kostusev nga Fronti Popullor. Edhe dy sipërmarrës u registruan si kandidatë nga Komisioni Zgjedhor: Viktor Tereshtshenko dhe Dmitrij Uss.