Itali, shfrytëzonin prostitutat, 4 shqiptarë dënohen në mungesë
ROME-Katër shqiptarë u dënuan në mungesë nga gjykata italiane për veprën penale të shfrytëzimit të vajzave për prostitucion.
Dje, 4 shqiptarë, Neritan Karafili, 26 vjec, Shpati Kastrati, 25 vjec, Fatmir Tahiraj, 30 vjec si dhe Ilir Kaja morën gjithsej 27 vjet e 6 muaj burg për veprën penale të shfrytëzimit të personave për prostitucion si dhe u denuan me 68 mijë euro gjobë.
Kështu, Karafili u dënua me 6 vjet burg dhe 18 mijë euro gjobë, Kastrati me 8 vjet dhe 18 mijë euro gjobë, Kaja me 5 vjet e 12 mijë euro gjobë, Tahiraj me 8 vjet e 6 muaj dhe me 20 mijë euro gjobë në mungesë.
Dyshohet se shqiptarët janë arratisur drejt Shqipërisë.
Të gjithë anëtarët e grupit u kapën nje vit me pare, përvec 4 shqiptarëve që prej aksionit të policisë ishin në arrati. Cështja u mbyll sot dhe gjykatësi lexoi para 4 karrigeve bosh dënimet.
Ne fakt Banda nuk përbëhej vetëm nga shqiptarë, por në të operonin 11 persona, mes të cilëve dhe rumune. Banda u shkatërrua në vitin 2010 nga Policia e Milanos që kishte zbuluar gjatë një operacioni të fshehtë se grupi sillte vajza të reja nga Shqipëria dhe Rumania dhe pasi i dhunonin fizikisht i detyronin të prostituonin rrugëve të Milanos. Vajzat, me tutorë rumunët dhe shqiptarët kanë punuar në rrugët e Milanos, në zonën e Zelo Buon Persico nga viti 2008 deri në vitin 2009.
Kur ndjenë se policia po i afrohej bandës, grupi u largua prej asaj zonës duke u zhvendosur në Vigevano. E megjithatë karabinieret munden t’i zbulojnë sërish dhe të lirojnë 13 vajzat, mes të cilave dhe një minorene, pa mundur të gjejë vajzat e tjera, pasi grupi përmbante, gjithsej 20 vajza.
Aktiviteti i vajzave i sillte bandës plot 100 mijë euro në muaj.
Tutorët u linin para vajzave sa për t’u ushqyer. Nëse ato ankoheshin, si pershembull, nga të ftohtit apo kërkonin më shumë para si rrogë, rriheshin barbarisht dhe tregoheshin si shembull për vajzat e tjera.
(d.bonollari/BalkanWeb)