Maqedoni, përjashtohen nga ekciklopedia e re akademikët shqiptarë
Akademia e Shkencave dhe Arteve Maqedonase (ASHAM) ndalon përfshirjen e akademikëve dhe historianëve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova për t`u përfshirë në hartimin e Enciklopedisë së re, e cila siç bëhet e ditur, do të jetë vetëm një vëllim shtojcë e “Enciklopedisë Maqedonase”. Kjo është bërë e ditur në një nga mbledhjet e fundit të kryesisë së ASHAM, ku është diskutuar lidhur me formimin e redaksisë së re, njoftojnë burime të brendshme të këtij institucioni për agjencinë e lajmeve INA. Enciklopedia do të botohet vetëm në një formë të një shtojce.
11 Shkurt 2010