E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, Makarov: “Planet amerikane për raketat, kundër nesh”

Shefi i Shtabit të ushtrisë ruse tha se planet amerikane për mbrojtjen nga raketat drejtohen direkt kundër vendit të tij, megjithë sigurimet e panumërta të Uashingtonit për të kundërtën.
Gjenerali Nikolai Makarov tha se planet amerikane minojnë sigurimin e Rusisë, dobësojnë arsenalin e saj të raketave dhe pengojnë arritjen e një traktati të ri për kontrollin e armëve. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se ideja se planet për mbrojtjen nga raketat po pengojnë traktatin e ri nuk është aspak e vërtetë.

SHBA
Obama paralajmëron sanksione të ashpra për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, tha se bashkësia ndërkombëtare ka qëndrim të përbashkët “rreth sjelljes së keqe të Iranit”, dhe se regjimi i sanksioneve ndërkombëtare mund të jetë i gatshëm për disa javë. Ai tha se refuzimi i Iranit ndaj planit të Kombeve të Bashkuara që uraniumi të pasurohet jashtë vendit, dëshmon se Teherani po e ndjek kursin , që e çon tek armatimi.
Komentet e presidentit amerikan u bënë pasi media shtetërore iraniane raportoi se Irani kishte filluar procesin e pasurimit të uraniumit në shkallën 20 për qind, për përdorim në reaktorin kërkimor mjekësor.

11 Shkurt 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›