Shefer:Maqedonia në NATO vetëm po zgjidhi cështjen e emrit
SHKUP-Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer deklaroi sot se “ftesa e NATO-s ngelet bë fuqi për Maqedoninë, por vetëm me një kusht, të zgjidhet çështja e emrit”.
Agjencia e lajmeve shqip në Maqedoni, INA, bën të ditur se Shefer i bëri deklaratat pas takimit të sotëm në Bruksel me presidentin e Maqedonisë Branko Cërvenkovski.
“Një nga elementet e rëndësishme në procesin e reformave është edhe reforma e Kodit zgjedhor. Kjo mos të jetë një pengesë në rrugën e anëtarësimit në NATO”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Ai tha se të mos harrohet fakti që pas marrjes së ftesës pason procesi i ratifikimit të Marrëveshjes nga të gjitha vendet anëtare.
(d.b/BalkanWeb)