E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, prodhohet roboti i parë

STRUGë- Fabrika për prodhimin e kaldajave me energji alternative, si dhe me bio-masa, “Retifica”, nga Koroshishta e Strugës, inaguroi sot vënien në funksion prodhues të robotit të tipit “Erregi 2”, i vlefshëm për 100 mijë euro, që do të shërbejë për saldiminn e pjesëve të kaldajave që prodhohen në këtë fabrikë. Drejtori i këtij kapaciteti prodhues, Rexhep Kaliqi, lidhur me këtë risi në prodhim mes tjerash theksoi: “ Ky robot, që do të funksionojë për efektivitetin më të madh të prodhimeve nga asortimani jonë. Prodhimet tona gjejnë vend në tregun e jashtëm në një shkallë mbi 90%. Tani për tani jemi të pranishëm në tregun e 7 shteteve evropiane, ku kërkesat dita ditës shtohen. Aktualisht, në procesin e prodhimit në fabrikën tonë, punojnë 20 punëtor të specializuar, prej të cilëve 5 janë inxhinjer të profileve të ndryshme për nevojat prodhuese”- deklaroi Rexhep Kaliqi. Të 20 të punësuarit në këtë fabrikë, plasojnë prodhime finale në tregun evropian në një vlerë prej mbi 2 milion euro. Me lëshimin në përdorim të linjës së re të saldimit- aktivizimi i robotit, i cili do të zmadhojë efikasitetin dhe efektivitetin e punës, synojnë të depërtojnë në të gjitha tregjet dhe vendet europiane me kaldaja me energji alternative- bio-masë. Kaldajat me energji alternative, prodhohen me kapacitet prej 20 Kë e deri ne kapacitet prej 2 Megavat, të përshtatshme për objekte familjare, objekte shoqërore, spitale, konvikte, etj etj, kapacitetet që tashmë janë të instaluara në shumë vende te Europës dhe kanë treguar rezultate lakmuese. Kjo ka shtyre Rexhep Kaliqin që të rrisë sa më shumë që është e mundur kapacitetin dhe ambijentet e prodhimit, që kryesisht janë të automatizuara.(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›