Paskuqan, 10 shtëpi në rrezik nga rrëshqitjet e dheut
TIRANE- 10 shtëpi në Paskuqan rrezikojnë të shemben si shkak i rrëshqitjes së dheut. Banorët thonë se shkatërrimi i rrugës ka nisur prej pothuajse një muaji , por prej 2 ditësh është bërë e pakalueshme për automjetet. Sipas banorëve shkak i rrëshqitjes është rruga që nuk është ndërtuar sipas të gjitha parametrave pasi mungojnë kanalet kulluese. Banorët prej rreth një muaji jetojnë me frikën e shembjes së shtëpive nga casti në cast. Dëmtime kanë pësuar muret rrethuese dhe oborret e shtëpive ndërsa rrëshqitja e dheut vazhdon . Sipas banorëve toka është e ngopur me ujë dhe nevojitet ndërhyrje urgjente e shtetit për të parandaluar shkatërrimin e shtëpive të tyre. (e.n/Balkanweb)