E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 41 vjecari, akuzohet për trafik femrash

KUKëS- Një 41 vjeçar nga Tirana është arrestuar sot në pikën e kalimit Kufitar në Morinë në rrethin e Kukësit, teksa tentonte të trafikonte dy shtetase, me qëllim prostitucioni, drejt Kosovës. Burime nga Policia bëjnë të ditur se Përparim Kaçi, banues në fshatin Domje të Tiranës, akuzohet se për qëllime prostitucioni ka shfrytëzuar në mënyrë sistematike, në hotele të ndryshme, dy shtetase, të cilat më pas dhe ka tentuar t’i trafikojë drejt Kosovës. Sipas burimeve, 41 vjeçari u arrestua pas një bashkëpunimi të forcave të rendit në Kukës me policinë e Tiranës. Ndaj tij rëndon akuza e "trafikut të qenieve njerëzore".(e.n/News24/BalkanWeb) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›