E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, dogana e Kakavijës mbyllet për 2 ditë

GJIROKASTëR- Pika e kalimit kufitar të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër njofton që puna aty do të pezullohet për dy ditë. Shkak për këtë është bërë greva e doganierëve të palës greke. Sipas këtij njoftimi, mësohet se mbyllja do të bëhet vetëm për automjetet dhe jo për këmbësorët. Përvec pikës doganore të Kakavijës do të mbyllen edhe 2 pika të tjera. Bllokimi do të fillojë prej ditës së nesërme dhe do të vazhdojë deri më 5 shkurt. Dy pikat e tjera që do të pezullojnë punën janë Tre Urat e Caroshës dhe pika e Sopikut.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›