E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Rama sfidon rezolutën e KiE, PD që nesër komision hetimor

TIRANE- Në një deklaratë të dhënë sot për shty, kreu i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi e ka akuzuar kryesocialistin Edi Rama se po I bën karshillëk kërkesës së rezolutës së KiE, me deklaratat se nuk heq dorë nga bojkoti. “U bënë disa ditë me radhë që kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po lexon me syzet e tij të kuqe rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për Shqipërinë. Duke sfiduar kërkesat e qarta të kësaj rezolute dhe duke i bërë karshilleë një institucioni të rëndësishëm ndërkombëtar, ai po deklaron në mënyrë të përsëritur se nuk heq dorë nga bojktoi pa hapjen e kutive, ndërkohë që nuk po nguron të kërcënojë mazhorancën se do të rrëzojë me protesta qeverinë e saj legjitime” – u shpreh Patozi. Gjatë fjalës së tij Patozi ka përsëritur edhe njëherë gadishmërinë e PD për të ngritur komisionin hetimor që nga nesër. “PD është shprehur në mënyrë të qartë dhe të vendosur se përshëndet dhe mbështet të gjitha kërkesat e rezolutës së Asamblesë Paralemtare të Këshillit të Europës. Ne jemi të gatshëm që mundësisht këtë të enjte të nisim ngritjen e komisionit parlamentar që do të hetojë zgjedhjet, duke pasur qëllimin e mirë të kthimit të opozitës për të zënë vendet e saj në Parlament”- Sipas Patozit, PD është e gatshme të mirëpresë edhe kontributin e presidentit, ndërsa theksoi se, “duke vërejtur se jashtë rrafshit kushtetues, respektimit të shtetit ligjor dhe vendimeve të gjykatave mund të ketë vetëm një dialog shterpë dhe asgjë më shumë se kaq”. Patozi mbylli deklaratën e tij me kërkesën se “Ne si mazhorancë mbetemi sërish të vendosur për të bashkëpunuar me opozitën, sapo ajo të vendosë të respektojë Kushtetun e vendit, shtetin ligjor, dhe rregullat e lojës për një vend demokratik”.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›