E Diel, 1 Nëntor 2026

Rriten sërish cmimet e ushqimeve, Qytetarët: Nuk i përballojmë

TIRANE- N ë tregun tek ish uzina Dinamo që konsiderohet edhe më i liri në kryeqytet , numri i qytetarëve që shohin tezgat është i madh por vetëm pak prej tyre arrijnë të blenë ato që dëshirojnë apo u nevojiten. Cmimet e produkteve ushqimore po rriten cdo ditë duke varfëruar buxhetet mujore të familjeve, 50% e të cilav përdoret për tu ushqyer. Rritjes së cmimeve qytetarët po i përgjigjen duke blerë më pak produkte, një veprim ky që justifikohet nga tregtarët , edhe pse ata penalizohen nga rënia e xhiros. Rritja e cmimeve është shkaktuar kryesisht nga zhvlerësimi i monedhës kombëtare lekut. Në këtë periudhë të vitit, tregjet tona furnizohen nga mallrat e importit dhe forcimi i euros i ka shtrenjtuar ato, kosto që importuesit dhe tregtarët jua faturojnë konsumatorëve. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›