“6 personazhe kërkojnë autor” premierë në Teatrin Kombëtar
TIRANE- “6 personazhe kërkojnë autor” i Luigji Pirandelos , një vepër që pasqyron natyrën tragji-komike të ekzistencës sonë dhe dhimbjen e të ekzistuarit do të vihet në skenën e Teatrit Kombëtar nën regjinë e Mehmet Xhelilit. Në rolet kryesore interpretojnë Fatos Sela, Eftiola Lackaj, Marjeta Ljarja, Dritan Borici, Olta Dako, Fadil Kujovska , Olta Gixhari etj. Kjo është premirea e dytë që Teatri Kombëtar vë në skenë për vitin 2010. Për regjizorin Xhelili, verpa është edhe një kontribut në pasurimin e repertorit të teatrit. “Vec idesë dhe mendimit për të vënë në skenën e këtij teatri kryeveprat e dramaturgjisë botërore jemi përkujdesur që vec kësaj në këto verpa të aktivizohet dhe pjesa më e madhe e aktorëve të Teatrit Kombëtar. Besoj që pak a shumë me këto dy vepra, dhe me Elektrën dhe me 6 personazhe kërkojnë autor mendojmë që kemi bërë një përzgjedhje të saktë të aktorëve.” theksoi regjizoriXhelili. Komedia pritet të vihet në skenë në fund të muajit mars dhe pritet të kthehet në një ngjarje të rëndësishme kulturore. (e.n/news24/BalkanWeb)