Vetevritet regjisori i Top Gun
Regjisori dhe producenti Toni Skot, vëllai i Ridli Skot ka vrarë veten. Skot i lindur në Britaninë e Madhe 68 vjet më parë, është parë duke parkuar automjetin e tij pranë një ure në Los Angeles dhe më pas ëshët hedhur në ujë. Trupi I tij I pajetë është gjetur nga policia disa orë më vonë. I specializuar në filma aksioni, suksesi I tij I parë erdhi në vitet ’80 me filmin “Top Gan”. Shumë filma të tij kanë pasur si protagonist denzel uashington, si për shembull Alarmi I kuq, dhe Dezhavy – gara kundër kohës. Për momentin nuk dihen ende arsyet e këtij gjesti ekstrem. Skot ka lënë një mesazh lamtumire në studion e tij, por përmbajtja ëshët e rezervuar. Toni Skot ka lënë bashkëshorten e tij Dona dhe dy fëmijë binjakë.