E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, rivotimi në 12 qendra votimi ku u konstatuan parregullsi



Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka anuluar votimin në 12 qendra votimi në njësinë zgjedhore 1 dhe 6 dhe përsëritja e votimeve do të zhvillohet më 29 qershor. Këto qendra votimi janë anuluar për shkak të parregullsive në rivotimet e 15 qershorit. Sipas zëdhënësit të KSHZ-së, Zoran Tanevski votimet janë anuluar në dy vendvotime 2432 dhe 2458 në komunën e Sarajit, ku të drejtë vote kanë 2127 votues. Në njësinë e gjashtë zgjedhore votimet do të ripërsëriten në 10 qendra votimi në komunën e Tetovës, Gostivarit, Zhelinës dhe Bërvenicës, ku të drejtë vote kanë 9722 votues dhe kjo do të ndikojë në ndryshimin e numrit të deputetëve midis forcave politike shqiptare. Ndërkohë KSHZ-ja ka verifikuar gjatë ditës së djeshme mandatet e 114 deputetëve të rinj të parlamentit maqedonas. Në këtë raport KSHZ ka bërë një pasqyrë kronologjike të rrjedhës së zgjedhjeve dhe shqyrtimit të punës së tyre. Anëtarët e KSHZ-së verifikuan vetëm 114 mandate të deputetëve dhe shkak për këtë numër të verifikimit të deputetëve është përsëritja e zgjedhjeve në disa qendra votimi më 29 qershor. Ndërsa gjashtë mandatet e tjera do të përcaktohen pas rivotimit në dy njësitë zgjedhore dhe mund të ndodhë ndryshimi i listave të deputetëve të partive.

Shefi i OSBE-së, Guldiman, largohet në shtator nga Kosova

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovës, Tim Guldiman, me gjysmë vullneti ka pranuar disfatën dhe është pajtuar që më 1 shtator të mos jetë zëri i OSBE-së në Kosovë. Kështu ka bërë të ditur në numrin e djeshëm gazeta “Koha Ditore”. Burime të kësaj gazete kanë bërë të ditur se kryesuesi i OSBE-së për vitin 2008, ministri i ri i Jashtëm finlandez, Alexander Stub, nuk ka parë mirëbesimin e nevojshëm tek Guldiman që ky i fundit të jetë ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë në Kosovë edhe për një mandat të dytë. Siç bëjnë të ditur këto burime, kontrata e Guldimanit ndërpritet në shtator, ndërkaq është bërë e ditur se procedura e zgjedhjes së ambasadorit të ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë nuk do të duhej të zgjaste më shumë se 6 javë, kohë kjo e mjaftueshme për të mos lënë postin në Kosovë bosh pas përfundimit të mandatit të Guldimanit.

21 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›