E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali/ Gjykata Kushtetuese hedh poshtë imunitetin e Berluskonit

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi sot një ligj për imunitetin që mbronte Silvio Berlusconin që pas ardhjes së tij në pushtet pak më shumë se një vit më parë, duke rifilluar procedurat gjyqësore kundër shefit të qeverisë italiane, njoftoi agjencia ANSA, duke cituar "burime të informuara".
Pesëmbëdhjetë gjykatësit vlerësuan se ishte i nevojshëm një ligj kushtetues dhe jo një ligj i zakonshëm për t'u dhënë imunitet penal katër funksionarëve të lartë të shtetit italian, ndër të cilët kryeministri.
Ata vlerësuan gjithashtu se ligji Alfano, sipas emrit të ministrit të Drejtësisë që e paraqiti në korrik 2008, shkelte parimin kushtetues të barazisë së qytetarëve para ligjit.
Ky vendim ka si efekt të menjëhershëm rifillimin e dy proceseve kundër Silvio Berlusconit : një për korruptim dëshmitari (çështja Mills) dhe tjetri për mbifaturime të të drejtave të emisioneve televizive nga grupi Mediaset, që është pronë e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›