Maqedoni, shkollat shqipe bojkotojnë gjuhën maqedonase
Në të gjitha shkollat fillore shqipe në Maqedoni sot është bojkotuar vendimi i Ministrisë së arsimit, që mësimi i gjuhës maqedonase të filloj në klasën e parë në këtë simestër.
"Në shkollat fillore nuk zbatohet vendimi për mësimin e gjuhës maqedonase që nga klasa e parë, për arsye se nuk janë respektuar procedurat e ligjit për arsim fillor", tha Shefqet Zekolli, nga Departamenti i arsimit në komunën çair të Shkupit.
Këtë vendim e kanë marrë të gjithë kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, meqënëse arsimi fillor është nën kompetencat e pushtetit lokal. Ndërkohë, Ministri i Arsimit Nikolla Todorov, ka deklaruar se mësimi i gjuhës maqedonase nuk bojkotohet në atë masë siç ishte paralajmëruar.