Tadiç bojkoton ceremoninë e inaugurimit të Josipoviçit
Presidenti serb Boris Tadiç do të bojkotojë ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të Kroacisë, Ivo Josipoviç, për shkak se në këtë ceremoni do të marrë pjesë Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Presidenca serbe ka bërë të ditur se Tadiçi ka marrë vendim të prerë që të mos marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Josipoviçit, pas njoftimit se në ceremoninë që do të mbahet në Zagreb më 18 shkurt do të marrë pjesë edhe Presidenti i Kosovës.
Tadiç kishte deklaruar se ai do të merrte pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Josipoviçit, me kusht që në këtë ceremoni të mos ftohej Presidenti i Kosovës. Ndërkohë, Josipoviç ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe ritheksoi se Kroacia e ka njohur shtetin e Kosovës.