Dorëhiqet kandidatja për postin e komisioneres së ndihmave
Bruksel
Bullgarja akuzohet për paaftësi dhe të shkuar të dyshimtë
Pas ditësh të tëra marrjesh në pyetje në lidhje me interesat e saj financiarë dhe kompetencën për të qenë komisionerja e Bashkimit Europian për ndihmat, bullgarja Rumiana Jeleva është dorëhequr duke vonuar kështu procedurën e zgjedhjes së komisioneres. Ajo e njoftoi largimin përmes një letre dërguar Presidentit të Komisionit, Baroso. Ishte një letër me tone të hidhura në të cilën ajo ankohet për fushatën 3-mujore të ndërmarrë kundër saj me qëllim diskreditimin. Ndërkohë, nga Bosnja ka ardhur emri i personit që do të zëvendësojë Jelevën. Bëhet fjalë për Kristalina Georgevica, aktualisht nënpresidente e Bankës Botërore. Grupi socialist që e organizoi fushatën kundër Jelevës tha se dorëheqja e saj ishte veprimi i duhur dhe e pashmangshme dhe se ky vendim ishte në radhë të parë një vendim që i vlente asaj vetë. Përplasja në lidhje me kandidaturën e Jelevës kishte të bënte me menaxhimin që i bëri në të shkuarën një firme konsulence. Ajo ka mohuar çdo akuzë për veprime të gabuara gjatë kësaj periudhe. Sipas deputetëve socialistë që e morën në pyetje veprimet e së shkuarës së Jelevës binin ndesh me pozicionin aktual që ajo kërkonte të kishte në Komisionin Europian si komisionere e ndihmave.
#