SHBA,vetëdorëzohet autori i masakrës së Virxhinias
Dorëzohet Christopher Speight, autori i një masakre, i cili kishte vrarë 8 persona dhe më pas u fsheh për pak kohë në pyjet e Virxhinias, së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e bën të ditur CNN, që raporton se dhjetëra agjentë policie u përfshinë në një operacion kërkimi në thellësinë e pyllit ku vrasësi ishte fshehur. Kufomat e tetë personave u gjendën nga policia brenda dhe jashtë një shtëpie në një zonë rurale.
Krerët e policisë sqarojnë se shtatë kufoma u gjendën në shtëpi, ndërsa një i tetë u pikas në momentet e fundit të jetës në kopësht.
Ndërsa ndaj tij ishte shpallur një operacion masiv kërkimi dhe prangosjeje, Speight 39 vjeç qëlloi me armë ndaj një helikopteri të policisë që po fluturonte shumë praëe tokës. Për pasojë rezerva e karburantit u shpua e piloti u detyrua që të ulej me urgjencë.