E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shkurtime në buxhet

Parlamenti i Maqedonise fillon procedurat për rishikimin e buxhetit. Autoritetet parashikojnë shkurtime për shkak të vështirësive ekonomike që ka vendi, edhe pse më herët dicka e tillë nuk pranohej nga qeveria. Zyrtarët e Maqedonisë thonë se projeki ri i buxhetit është i duhuri për vendin, por duket se me deklarata të tilla nuk bie dakort opozita. Ajo ka akuzuar qeverinë, se po bën harxhime të panevojshme, se po merr borxhe të konsiderueshme si dhe shkurtimet sipas saj nuk do të jenë efiçente.

Opozita gjithashtu akuzoi se po bëhen shkurtime edhe në fusha, që konsiderohen të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Me buxhetin e ri, shkurtimet prekin edhe Ministrinë e Mbrojtjes e cila duhet të ndërmarrë reformat për anëtarsim në NATO. Por sipas Kryeministri Nikolla Gruevski, investimet kapitale, nuk do të preken, por vetëm do të shtyhen afatet e realizimit. shkurtime do të ketë në disa fusha, mëdje do të prekin dhe rrogat e Ministrave dhe zyrtarëve të tjerë. < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›