E Shtunë, 31 Tetor 2026

Optimizmi përballë krizës greke

Kreu i bankës qëndrore greke është i sigurt se Athina do të arrijë të tejkalojë krizën, pavarësisht nga masat e ashpra e rigoroze që duhet të adoptojë. Jorgo Provopoulos, anëtar i këshillit të guvernatorëve në Bankën Qëndrore Europiane shkon më tej ndërsa thekson se kriza aktuale do të shërbejë si katalizator për ta kthyer ekonominë drejt prosperitetit.

"Potenciali i rritjes ekonomike për Greqinë është i jashtëzakonshëm . Jam i bindur se kriza aktuale do të shërbejë si katalizator për rikonfiguriomin e ekonomisë e kthimimin e Greqisë në një anëtar të begatë e konkurent të fortë të eurozonës" thotë Provopoulos.

Gjatë një konference për ekonominë në Athinë, Provopoulos shtoi se analistët e tregjeve e kanë gabim kur thonë se dinamika e borxhit grekë është e paqëndrueshme dhe e rrezikshme ndërsa e cilësoi paketën e ndihmës së FMN-së dhe Komisionit Europian si një shans unik për rregullimin e ekonomisë.

Sipas tij Greqia do të arrijë objektivat e saj për të reduktuar deficitin në 8% nga 13.6 % e GDP-së në 2009.

Delina Bitraku
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›