E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shqetësime për retorikën antiamerikane në qeveri

Në Maqedoni po shtohen shqetësimet pas sulmeve të shpeshta që zyrtarë të vendit u bëjnë diplomatëve Perëndimorë të akredituar në Shkup. Së fundi, një këshilltar i Presidentit maqedonas, përmes një shkrimi në një gazetë, akuzoi ambasadorin amerikan Filip Rikër se e nënçmon qeverinë e Maqedonisë dhe sillet si një guvernator dhe se ai sa më parë duhet të largohet nga Maqedonia. Autoritetet shtetërore maqedonase kanë thënë se shkrimi nuk e paraqet politikën shtetërore të Maqedonisë, por dhe nuk e kanë dënuar gjuhën e urrejtjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›