E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shqiptarët koncerte e muzikë shqip për 28 Nëntorin

SHKUP- Shqiptarët e Maqedonisë do të organizojnë një sërë manifestimesh me rastin e 28 Nëntorit - ditën e shpalljes së pavarësisë. Rrjeti i Organizatave Shqiptare, ku bënë pjesë edhe Lëvizja Zgjohu në bashkëpunim me komunën e Çairit do të organizojnë një koncert madhështor në sheshin Skënderbeu në Shkup
Për ndër të kësaj feste, Muzeu i Lirisë në Shkup do të furnizohet me materiale të reja si dhe do të bëhet promovimi i dhomës së dëshmorëve, ku do të vendosen foto të luftëtarëve që dhanë jetën për idealin shqiptar.

Edhe në qytetin e Tetovës me rastin e 28 Nëntorit , Ditës së Flamurit janë organizuar një sërë manifestimesh dhe takime kulturore. Ndër të është edhe manifestimi i madh i së shtunës , ku në sheshin “Iliria” në mbrëmje do të mbahet një concert me yjet e estradës muzikore shqiptare. Manifestime janë paralajmëruar edhe në qytetet tjera si Gostivar, Strugë, Kumanovë, etj.
Liderët e partive politike shqiptarë kanë shprehur mesazhet e tyre përgëzuese me rastin e festës së 28 Nëntorit.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›