Festa e Pavarësisë, krerët e shtetit homazhe te Nëna Shqipëri
TIRANE/ Shqipëria feston sot 97 vjetorin e pavarësisë. Kurora me lule dhe homazhe në nderim të patriotëve dhe dëshmorëve që luftuan për identitetin e kombit shqiptar. Krerët më të lartë të shtetit shqiptar, Presidenti I Republikës Bamir Topi, Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli dhe kryeministri Sali Berisha zhvilluan sot paradite homazhe në memorial Nëna Shqipëri në varrezat e Dëshmorëve. Pas nderimeve të rastit presidenti Topi duke uruar festën e pavarësisë tha: “Sot kemi rastin të rikthejmë në memorien tonë veprën e lavdishme të patriotëve që luftuan për identitentin e kombit shqiptar. Pas kaq vitesh kemi një Shqipëri me identitet të qartë, anëtar të NATO-s dhe së shpejti anëtare e BE-së.”
Kryeministri Sali Berisha tha se 28 Nëntori është ditëlindja e Kombit shqiptar. “Sot është ditëlindja e kombit ndaj është dita e nderimit më të madh për Ismail Qemalin, burrat e kombit që themeluan Shqipërinë e pavarur. Dita e nderimit dhe e përuljes në vencati të kryengrijteve gjigande të Kosovës të cilat bënë të mundur clirimin e Shqipërisë. Dita e ndermit ndaj djemve dhe vajzave që mbushën malet e Shqipërisë dhe u përballën me fashizmin. Sot festojmë më krenarë se kurrë, pasi flamuri ynë valëvitet krenar në NATO dhe krenar shkon drejt BE-së".
Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministra e anëtar të kabinetit qeveritar. Pas homazheve, krerët e shtetit përshëndetën veteranët të cilët ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Gjatë paradites presidenti do të bëjë një vizitë në familjen e dëshmorit Myslim Shyri dhe në familjen e dëshmoreve të familjes Manastirliu.
Kryetari i Partisë Socialiste do të jetë sot në Vlorë për të festuar ditën e pavarësisë. Ndërsa mësohet se qindra kosovarë kanë udhëtuar drejt këtij qyteti në përkujtim të 28 Nëntorit. Gjatë 24 orëve të ditës së djeshme, nga pika kufitare e Morinës kanë kaluar rreth 800 kosovarë. Shumë prej tyre mësohet se kanë kaluar natën në kryeqytet për tu nisur sot në mëngjes drejt Vlorës.
(s.g/BalkanWeb)